Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas protestave nga populli.
Në statusin e postuar në Facebook Meta jep edhe mesazhin e fortë që autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë
Stausi i plotë i Metës:
Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!