Vrau te dashuren, polici britanik shpërthen në lotë para kolegëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një punonjës policie në Salisbury të Britansë së Madhe, i cili akuzohet se vrau te dashuren e tij pasi kjo e fundit i tregonte gjithpçka bashkëshortes, ka shpërthyer në lotë kur u kap nga kolegët e tij.

Kamerat e trupit të policisë tregojnë të akuzuarin teksa ka nevojë edhe për ndihmë mjekësore pas goditjes me thikë që i bëri vetes.

Gjatë momentit kur i deklarohet arrestimit, polici shfaqet i penduar dhe lotë: “Më vjen shumë keq! Unë jam njeri i mirë, çfarë do ti them mamit? O Zot, e dhj***. Ajo ka edhe fëmijë”.

Timothy Brehmer akuzohet për vrasjen e infermieres Claire Parry, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, brenda një makien tip Citroen C1, pasi ajo i tregoi lidhjen e tyre 10-vjeçare bashkëshortes së policit të arrestuar tashmë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në zone shfaqën Brehmer teksa lëvizte me Citroenin e tij drejt një parku makinash së bashku me viktimën, ndërsa pak minuta më pas ai u pa të dilte i vetëm prej andej.

Në pamje, që u publikuan edhe në Gjykatën e Salisbury, ai shfaqet topless, i dëmtuar në krah dhe me shenja gjaku mbi pantallonat e shkurtra.

Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur, duke qarë Brehmer u përgjigj: ‘Ne kishim një lidhje prej vitesh. Ajo më detyroi ta takoja, ajo do t’i tregonte gruas time, unë do të humbja djalin tim”

Share This Article