Të verbrit mbeten ende një shtresë e shoqërisë që mbartin të njëjtat probleme nga viti në vit, pa zgjidhje.
Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, shoqata e të verbërve akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i ka mbajtur premtimet që ka bërë kur ishte kryetar i opozitës.
Ankesat ndaj qeverisë janë të shumta e kryesisht lidhen me detyrimet e prapambetura për periudhën 5 vjeçare 2005-2010…
Një tjetër shqetësim i shoqatës është ai i pagesës për 14.000 të verbër, të cilët do të kategorizohen dhe një pjesë do të paguhen në vlerën e asistencës sociale.
Shoqata e të verbërve ankohet për mungesën e investimeve në Shqipëri si semaforët zanorë dhe sinjalistika të tjera rrugore, gjithashtu ata hasen çdo ditë edhe me mungesën e shërbimeve nga qeveria, si punësimet dhe shkollimi./Ora News/