Vihen në pranga dy zyrtarë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë për ketë ka reaguar edhe kreu i partisë PSD Dordan Maliqi ku thotë se është e papranueshme që policia e Kosovës të arrestojë dy asktivistë politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore.

 Dy zyrtarët e Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi, janë arrestuar ditëne s otme nga policia e Kosovës. Sipas mediave kosovare anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka rënë në pranga për shkak të një proteste që ka mbajtur në Prishtinë, dhe sipas policisë janë shkelur rregullat e pandemisë së Covid-19. Ndërkohë për ketë ka reaguar edhe kreu i partisë PSD Dordan Maliqi ku thotë se është e papranueshme që policia e Kosovës të arrestojë dy asktivistë politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore.

“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi. Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”– është shprehur ai. Ndërkohë mediat vendase kanë publikuar edhe fotot gjatë momentit të arrestimit.

Share This Article