Javë e zezë për shqiptarët në Gjermani, humbin jetën 3 anëtarë të një familje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme midis qyteteve Mersburg dhe Uhldingen-Muhlhofen në Gjermani.

Mediat vendase bëjnë me dije që një makinë tip “Audi” është përplasur me një kamion, ku si pasojë kanë humbur jetën tre pjestarë të një familje dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se nga përplasja kokë më kohë e mjeteve, kanë mbetur të vdekur një 35 vjeçar, një 12 vjeçar, e më pas në spital ka ndërruar jetë edhe një 18 vjeçar. Viktimat kanë qenë ulur në sendilet e pasme të makinës, teksa të plagosur kanë mbetur shoferja dhe një 11 vjeçare.

Familja mësohet se po ktheheshin nga Kosova për në  Zvicër, pasi kishin mbaruar pushimet në vendlindje.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka bërë me dije që vetëm këtë javë kanë humbur jetën tragjikisht 5 shtetas kosovar. Pak ditë më parë dy vëllezër u përplasën fatalisht nga treni teksa po shkonin për në shkollë.

Share This Article