Infektohet me Covid-19 kryediplomati austriak, do të testohet krejt qeveria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Një zëdhënëse e ministrisë që ai e udhëheq tha se ministri mund ta ketë marrë virusin gjatë një takimi me homologët e vendeve të Bashkimit Evropian që u mbajt të hënën, shkruan The Guardian.

“Si masë parandaluese, të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen të shtunën”, tha zëdhënësja.

“Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën”, shtoi ajo.

Sipas kësaj zyrtareje, kryediplomati austriak tash për tash nuk ka simptoma dhe e ka bërë testin rutinor.

Share This Article