Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka paralelizuar situatën me ligjin e maskave në Shqipëri me atë në Amerikë.
Vasili ka treguar rastin kur policët në Brooklyn të SHBA shpërndajnë maska falas për një grup njerëzisht të grumbulluar që nuk respektonin masat anti-covid, teksa ka shtuar se në Shqipëri polcia i frikëson qytetarët.
“Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështet dhe ndihmon qytetarët. U ofron atyre vetë maskat gratis. Nuk është e prirur që t’i dënojë, t’i vejë gjoba e t’i fusë në burg, por me shumë dashamirësi i ndihmon ata”, ka thënë Vasili.
Nënkryetari i LSI i ka cilësuar këto masa si demagogji, teksa shton se “duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë maska e hipokrizisë në trajtimin e pandemisë. Por të ndërmerren hapa konkrete, të cilat vërtete e përballojnë atë pandemi, e cila për faj vetëm të qeverisë sot është një lum i dalë nga shtrati, ndërkohë që marrja e masave me kohë dhe dëgjimi i këshillave pa fund që ju kemi bërë do të mund ta përballonte ta vinte në zap, këtë problematikë kaq të rëndësishme dhe qytetarët nuk do të vuanin as shkatërrimin e tyre shëndetësor dhe as shkatërrimin e tyre ekonomik”, shkruan Vasili.