Kjo deklaratë erdhi pasi Turqia ditën e djeshme testoi modelin e ri të mbrojtjes raketore S-400, ajër-tokë në Detin e Zi.
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me sistemin e ri ajror të mbrojtjes. Kjo deklaratë erdhi pasi Turqia ditën e djeshme testoi modelin e ri të mbrojtjes raketore S-400, ajër-tokë në Detin e Zi. Këtë sistëm mbrojtje Turqia e ka blerë në 2017 në një marrëveshje me Rusinë.
NATO e ka quajtur këtë sistem mbrojtje të Turqisë si një rrezik për aletatët e saj. Turqia duhet që të heq dorë nga raketat S-400 pasi këto nuk do të integrohen në sistëmin e mbrojtjes së NATO-s.
“Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s. Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative. Çdo provë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia, nëse konfirmohet, do të ishte për të ardhur keq”.
Ndërsa SHBA-ja e kanë përjashtuar Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 për shkak se blen sistëmin raketor të mbrojtjes nga Rusia.


