Këshilltari i qeverisë britanike: Jemi ende në kohë për vendosjen e një karantine kombëtare

albnews
By
1 Min Read

Këshilltari i qeverisë britanike për menaxhimin e pandemisë, Sir Jeremy Farrar  përsëriti edhe një herë se mënyra më e mirë për të reduktuar transmetimin e virusit është karantina kombëtare.

Po ashtu, Farrar shtoi se, ndërsa qeveria duhej të kishte vepruar që në shtator, është ende në kohë që të veprojë në mënyrë efektive. Komentet e tij, Sir Jeremy i bëri për Sky News menjëherë pas Gove, ndërsa shtoi se gjëja më e keqe që mund të bëhet është që të pritet deri në nëntor për të vepruar.

Anëtari i grupit këshillimor shkencor të qeverisë tha po ashtu se vaksinat mund të fillojnë të bëhen të disponueshme në tremujorin e parë të 2021.

Share This Article