• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Të vërtetat e Hasan Prishtinës, mbiemrin e hershëm e kishte Berisha, nuk la pasardhës

Të vërtetat e Hasan Prishtinës, mbiemrin e hershëm e kishte Berisha, nuk la pasardhës

by albnews
19 October, 2020
in Albania, Kosova
0
6
VIEWS

Rrjedhur nga një familje e madhe dhe mjaft e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi në Vushtrri më vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicës kishte tre djem! Një ndër ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinës në ortakëri me Ismail Pashë Saraçin grumbulloi pasuri të madhe.

Por Hasani i kreu studimet e para në vendlindje, më tej vazhdoi gjimnazin frëng të Selanikut e më pas në Stamboll u diplomua për drejtësi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtë me nacionalistët shqiptar dhe më pas bashkohet me xhonturqit për besimin që kish në vetvete se fitorja do të bënte që kombi shqiptar të merrte autonominë brenda Perandorisë Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit të shkollës punoi në Shkup. Një ndër udhëheqësit e mëdhenj të disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominë e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodh për të përkrahur rikthimin e kushtetutës dhe ishte pikënisja e Revolucionit Xhonturk.

Më 1908 u zgjodh deputet i Sanxhakut të Prishtinës,

Në nëntor të vitit 1909 u bë anëtar i kryesisë së partisë liberale të drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte një ndër organizatorët e kryengritjes së vitit 1910, së bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragën, Mehmet Pashe Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Sali Gjukën dhe Idriz Seferin. Në fund të vitit 1911 u bashkua partisë “Liri dhe Marrëveshje” parti e cila ishte për Otomanizmin, decentralizim të qeverisjes si dhe për të drejtat e minoriteteve.

Më vitin 1912 Pas një takimi mes tij dhe Ismail Qemalit, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre.

Ky është Hasan Prishtina gjatë viteve. Vepra dhe historiku i tij janë emblemë e kulturës, guximit dhe fisnikërisë që ai dispononte dhe përcillte ndaj kujdo. Të interesuar për vendin ku ai lindi dhe kaloi një fëmijëri e cila edhe ka mbetur edhe nuk ka mbetur në memorien e atyre që sot janë pasardhës të një brezi që ka jetuar së bashku me fizikun dhe veprën e Hasan Prishtinës. I rëndësishëm është fakti se të gjithë kujtojnë me bindje të plotë se Hasan Prishtina ka ardhur rreth 8-muajsh, shumë i vogël nga fshati i Polacit, në qytetin e Vushtrrisë, ai lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci . Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qenë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.

Por nga ana tjetër Hasan Prishtina ishte një njeri i cili shkriu çdo pasuri për popullin edhe më gjerë. Ai u martua me Ikballe Prishtina, e cila rridhte nga një familje shumë e pasur me origjinë çerkeze. Jeta dhe bashkëjetesa e tyre ishte një model, pasi kishin një dashuri të pa përshkrueshme ndaj njëri tjetrit. Ikballe kujdesej shumë për Hasanin dhe gjithmonë ishte pranë tij në të gjitha momentet e jetës deri sa ajo jetoi me të, thuhet nga ata që e njohin mirë historinë se Ikballe ndërroi jetë në vitin 1931 në Nica të Francës, pasi kishte prerë gishtin me thikë gjatë gatimit të një gjeli dhe nga infeksioni humbi jetën. Hasani u pikëllua aq shumë saqë nga dhimbja i shkruan një miku të tij austriak dhe i rrëfen humbjen e madhe.

Por ky çift i mrekullueshëm nuk pati pasardhës biologjik, në jetën e tyre nuk erdhi në jetë asnjë fëmije, por shpirti dhe dashuria për njerëzit e bënte të dallueshme figurën dhe veprat e Hasan Prishtinës, sipas studimeve gjeonologjike ai birësoi Sadakaten, vajzën nga Shkodra si dhe Musli Ajet Dervinën nga fshati Taraxh i komunës së Vushtrrisë.

Hasan Prishtina kishte tre mbiemra, i pari ishte Hasan Berisha nga mbiemri i hershëm, Hasan Prishtina u quajt në vitin 1908 për të përfaqësuar vendin, e ndërsa Hasan Polaci, prej origjinës së fshatit Polac. /BalkanWeb/

Previous Post

Ligji antimafia, Basha: Çdo qindrakë që është marrë nga kjo kontratë do t’u rikthehet shqiptarëve

Next Post

Tre të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

albnews

albnews

Related Posts

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH
Albania

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Next Post
Dy të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 295 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM