Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar videon me debatet dhe gjestikulacionet e kryeminstrit Edi Rama përballë gazetareve.
Teksa citon Oriana Fallacin, “ju nuk mund të qeverisni, me një injorant në krye”, Duma shkruan se përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë.
“Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre. Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye. Shshshshsshsh…”, shkruan Duma.