Ai beson se sondat zbuluese të NASA-s dhe të Agjencisë Europiane Hapsinore që do të nisin misionin e tyre në Mars verën e ardhshme do të sjellin zbulime shumë të rëndësishme.
Shkencëtari i NASA-s Jim Green është shprehur se mund të jenë duke zbuluar gjëra të reja në planetin Mars edhe pse nuk mund që t’i ndajnë me publikun akoma pasi këta të fundit nuk janë gati. Ai beson se sondat zbuluese të NASA-s dhe të Agjencisë Europiane Hapsinore që do të nisin misionin e tyre në Mars verën e ardhshme do të sjellin zbulime shumë të rëndësishme.
Ne mund të fillojmë një linjë të re të mendimit. Nuk besoj se jemi të përgatitur për rezultatet. Jam i shqetësuar sepse besoj se jemi afër zbulimit dhe informimit. Do të ketë një seri të re pyetjesh shkencore që lindin; A do të ketë jetë si e jona? ” A mund të zhvendoset jeta nga një planet në tjetrin? Apo nëse kemi një shkëndijë në mjedisin e duhur, a mund të lindë jeta, qoftë si e jona, qoftë në një formë tjetër? ,” tha Green.
Shkencëtari gjithashrtu deklaroi se zbulimet do të jenë aq të rëndësishme për jetën në tokë sa edhe ato të astronomit të epokës së Rilindjes Nicolaus Kopernicus, i cili tha se toka rretullohet rreth diellit dhe jo e kundërta siç besohej para tij.


