Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, kanë shkuar në Teatrin Kombëtar për ta parë shfaqjen “Bryma e vdekjes”.
“Kjo dramë, nëpërmjet lojës së shkëlqyer të aktorëve, rikthen në mënyrë të arritur artistike përjetimet e refugjatëve kosovarë në kampin famëkeq të Bllacës, pasi ishin deportuar në mënyrë mizore nga forcat serbe”, kështu shpjegon Veseli shfaqjen me tekst të tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës.
“Në Teatrin Kombëtar, për shfaqjen e dhimbshme “Bryma e vdekjes”, me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës. Kjo dramë, nëpërmjet lojës së shkëlqyer të aktorëve, rikthen në mënyrë të arritur artistike përjetimet e refugjatëve kosovarë në kampin famëkeq të Bllacës, pasi ishin deportuar në mënyrë mizore nga forcat serbe. Kjo vepër prekëse vjen veçanërisht e mirëpritur me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të luftës, si një homazh, por edhe dokumentar, për tmerret e përjetuara nga popullsia civile e shpërngulur me dhunë. Ne kemi detyrë që të punojmë për ta mbajtur të gjallë memorien kolektive për ato ngjarje, sepse vetëm ashtu mund të sigurojmë që ato nuk do të përsëriten më dhe që drejtësia do vihet në vend”, ka shkruar Veseli në Facebook.