Afërdita Bogiqi, shqiptarja e cila së fundmi është zgjedhur në ekzekutivin e qyteti Monthey ne Zvicër, qytet ky prej 18,000 banorësh.
Ajo është femra e parë që u bashkua me ekzekutivin e Monthey pas tetë vjetësh pa gra. Duhet theksuar se socialistja e zgjedhur me origjinë kosovare gjithashtu përfaqëson komunitetet e huaja, e cila veçohet si portret i një gruaje të guximshme.
Në Monthey, Afërdita Bogiqi bashkohet me tryezën e një Këshilli Bashkiak që ka mbetur 100% me meshkuj për tetë vjet radhazi.
Mediat zvicerane i kanë dhënë jehonë shqiptares Afërdita Bogiqi, duke e vlerësuar si storie suksesi dhe shembulli më i mirë i një femre, pavarësisht origjinës së saj.
Kujtojmë se Afërdita Bogiqi është lindur në Komoran të Drenicës dhe ardhja e saj në Zvicër ndërlidhet me keqësimin e gjendjes politike në ish-Jugosllavi, si rezultat i drejtpërdrejtë i së cilës ishte ndër tjerash edhe mbyllja e Fakultetit të Ekonomisë në Prishtinë, ku ajo ishte në përfundim e sipër të studimeve të saj.
Sot ajo gëzon suksese të shumta falë punës, vulnetit dhe aktiviteteve të saj të shumta.