Gazeta italiane “La Republica” në suplementin “Robinson” kushtuar shkrimeve mbi artin, letërsinë dhe kulturën i ka dedikuar një shkrim edhe shkrimtarit shqiptar Romeo Çollaku për librin e tij “Miele sul coltello” (Mjaltë në thikë).
Në faqet e gazetës prestigjoze italiane shkruhet: Romeo Çollaku, shkrimtar, poet dhe përkthyes i gjuhës shqipe është një person që jeton me gjuhësinë, me atë që ka mësuar në fëmijëri, kujtimet që mban mend nga Shqipëria pas rënies së komunizmit, me atë që dëgjon në të tashmen, duke qenë gjithmonë i vëmendshëm me heshtjen e tij.
Në romanin “Miele sul coltello” (Mjaltë në thikë) vijnë të gjithë këto copëza kujtimesh, kthehen nga mali, ngjiten sërish rrugëve për në mal, deri në një fshat të humbur në Jug të Shqipërisë, vendosur në një skenë ku lëvizin disa personazhe.
Një prift ortodoks, një person thashethemexhi, një e ve italiane, shpesh në shënjestrën e thashethemeve të fshatit, dy të përndjekur, një i vetmuar, një ëndërrimtarë… Secili në karakterin e vet unik dhe bashkë bëjnë një kast personazhesh shumë interesant me histori universale, edhe pse në një fshat të humbur”, shkruhet në recensioni dedikuar librit.