Franca mund të regjistrohet deri në 100 mijë raste të reja ditore me koronavirus – dyfishi i shifrës aktuale – ka thënë profesori Jean-François Delfraissy, që udhëheq këshillin shkencor që e këshillon Qeverinë e Francës për pandeminë për radio RTL.
“Me gjasë ka më tepër se 50 mijë raste në ditë. Ne llogarisim, në komitetin shkencor, se jemi më tepër në regjionin e 100 mijë rasteve në ditë”, ka thënë Delfraissy, raporton agjencia Reuters.
Franca, ekonomia e dytë më e madhe në eurozonë, aktualisht është duke shqyrtuar nëse do të aplikojë masa më të ashpëra për të frenuar përhapjen e COVID-19. Në Francë në shumë rajone vetëm se është duke u aplikuar ora policore gjatë natës, përfshirë këtu edhe në Paris.
Ministria e Shëndetësisë e Francës të dielën ka raportuar një rekord ditor prej 52.010 raste të reja me koronavirus.
Numri total i rasteve në Francë ka arritur në 1.138.507, që është shifra e pestë më e lartë në botë.
Po ashtu 116 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale ka arritur në 34.761