Haradinaj: Taksa s’ka të bëjë me Amerikën, ka të bëjë me Rusinë e Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100% ndja produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet pa ardhur njohja nga shteti fqinj.

Haradinaj gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shtoi se taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme me na njoft. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”.

“Na jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”.Në mbledhjen e djeshme Qeveria ka vendosur që të gjitha mallrat që kanë hyrë në Kosovë para datës 21 nëntor kur edhe është vendosur taksa prej 100%, do të vlejë vetmë taksa prej 10%.

Ndërsa sipas raportimeve në media SHBA ka kërkuar që menjëherë të hiqet taksa në të kundërtën kjo e fundit nuk do të përkrah FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, por mbështetja do të zvogëlohej edhe në sferat e tjera.

Share This Article