Shqipëri, 7 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shqipëri shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 284 të infektuar të rinj.

Numri i të vdekurve është rekord për 24 një ditë, ndërsa totali i vdekjeve në Shqipëri nga COVID-19 ka arritur në 487.

Në mesin e viktimave në 24 orët e fundit ishte një infermiere 50-vjeçare nga Elbasani dhe një mjek 64-vjeçar nga Lushnja.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë bërë 1278 testime. Po ashtu janë shëruar 103 persona.

Numri total i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 19.729. Ndërsa janë 8434 raste aktive.

Share This Article