Vaksina e sigurt amerikane kundër Covid-19 pritet të jetë në dispozicion nga fundi i vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, adjusts a face covering during the United States Senate's Health, Education, Labor and Pensions (HELP) Committee hearing on Capitol Hill in Washington, DC, USA, 30 June 2020. Government health officials updated senators on how to safely get back to school and the workplace during the ongoing pandemic of the COVID-19 disease caused by the SARS-CoV-2 coronavirus. ANSA/Al Drago / POOL

Eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci ka thënë nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë dozat e para të sigurta dhe efikase të vaksinës amerikane kundër COVID-19 do të vihen në dispozicion për disa kategori në fund të dhjetorit apo fillim të janarit, raporton agjencia Reuters.

Ai ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion për amerikanët që hyjnë në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Bazuar nga projeksionet aktuale nga kompanitë Moderna Inc dhe Pfinzer Inc, që po merren me zhvillimin e vaksinës, amerikanët do të dinë “nga dhjetori nëse apo jo do të kemi një vaksinës efikase”, ka thënë Fauci, drejtor i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive, në një “live chat” në Twitter e Facebook.

Ai ka thënë se rezultatet fillestare të testimeve të vaksinave pritet të dalin në javët në vijim. Dy kompanitë kanë filluar fazën e fundit të testimeve klinike në fund të korrikut, me dhjetëramijëra persona duke marrë pjesë në çdo testim.

Share This Article