Presidenti Erdoğan mesazh per qytetarët të prekur nga tërmeti në Izmir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka publikuar një mesazh solidarizimi për qytetarët e prekur nga tërmeti me magnitudë 6,6 ballë që goditi brigjet e Egjeut në rrethin Seferihisar të Izmirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U uroj të shkuara të gjithë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti në Izmir”, shkroi presidenti turk në Twitter.

“Ne qëndrojmë pranë qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti me të gjitha mjetet e shtetit tonë. U mobilizuam me të gjitha institucionet tona përkatëse dhe ministrat tanë për të filluar punën e nevojshme në rajon”, tha Erdoğan.

Share This Article