Bota
Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme
Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare. Veç tyre Serbia kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.
Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi u ndërmjetësua nga i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajqak. “Kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkroi Lajqak në Twitter, duke paralajmëruar së shpejti vazhdimin e bisedimeve, por pa dhënë data.
Megjithë diskutimet e gjata për pensionet dhe kadastrën ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve dhe diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe e çështjet të pronës midis dy vendeve do të vazhdojnë në takimin e radhës.
Petkoviq këmbëngul për Asociacion me kompetenca ekzekutive
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk përmendet që palët kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë kjo e vazhdueshme e qeverisë së Serbisë. Kryesuesi i palës serbe në dialog, që është njëkohësisht drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit se në bisedime “u ngrit edhe çështja e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, dhe sipas Petkoviq, “zbatimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm për vazhdimin e dialogut që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.
“Pa formimin e Asociacionit ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”, tha Petar Petkoviq.
Këndvështrime të ndryshme
“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, tha Petroviq, duke shtuar se normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi nënkupton kompromis.
“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbasin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës, por që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për Serbinë”, tha Petkoviq.
Tahiri akuzon Serbinë për hipokrizi
Takimi në Bruksel mes grupeve të ekspertëve Kosovë-Serbi ndodhi pas një muaji ndërprerjeje dhe një ditë pas votimit të qeverisë së Serbisë me kryeministre Ana Brnabiq. Kjo e fundit gjatë betimit të qeverisë dhe të ministrave të saj, lexuan tekstin e betimit, ku ndër të tjera shkruhej: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë”. Kjo frazë në tekstin e betimit të qeverisë së Serbisë, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës.
“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në tjetrën të bëhen deklarata të pamatura e nxitje të konfliktit. Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi në profilin e tij social zëvëndës-kryeministri Besnik Tahiri.
Në këtë fazë ku mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nga njëra anë dialog në nivel ekspertësh, dhe nga tjetër dhe polemika në distancë, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të ndërmjetësojë edhe një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në takimet që ndodhën në fund të gushtit dhe në shtator u diskutua çështja e të pagjeturve, ndërsa Beogradi këmbëngul që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo temë për Prishtinën zyrtare është e mbyllur dhe ajo nuk pranon të flitet më për të.
Bota
Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen
Trazirat në rritje në Iran raportohet se kanë marrë më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër kostos në rritje të jetesës.
Si agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi i të drejtave të njeriut, Hengaw, thanë se dy persona kishin vdekur gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në Iranin jugperëndimor. Tre persona të tjerë u vranë në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjithë në perëndim të vendit.
Të enjten, videot e postuara në mediat sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Shumë protestues kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për një kthim në monarki.
Ndërsa dita kalonte, vinin më shumë raportime për trazira në të gjithë vendin, në ditën e pestë të protestave, të shkaktuara nga një rënie e monedhës.
Videot e verifikuara nga BBC Persian tregojnë protesta në qytetin qendror të Lordegan, kryeqytetin Teheran dhe Marvdasht në provincën jugore Fars që u zhvilluan të enjten.
Fars raportoi se në Lordegan u vranë dy persona, duke cituar një zyrtar të informuar. Raporti nuk specifikoi nëse të vrarët ishin protestues apo anëtarë të forcave të sigurisë. Gjithashtu raportoi tre vdekjet në Azna, në provincën fqinje Lorestan, pa specifikuar nëse kishte protestues apo zyrtarë të sigurisë.
Grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha se dy të vrarët në Lordegan ishin protestues, duke i identifikuar ata si Ahmad Jalil dhe Sajjad Valamanesh.
BBC Persian nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjet.
Mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) u vra në përleshjet me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë dhe protestuesit thonë se burri ishte një nga ata dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.
13 oficerë të tjerë policie dhe anëtarë të Basij u plagosën nga hedhja e gurëve në zonë, tha raporti i medias shtetërore.
Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën ditë pushimi bankar në një përpjekje të dukshme për të shuar trazirat.
Në dukje ishte për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, megjithëse shumë iranianë e panë si një përpjekje për të frenuar protestat.
Ato filluan në Teheran – midis dyqanxhinjve të zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.
Deri të martën, studentët e universitetit ishin të përfshirë dhe protestat ishin përhapur në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër sundimtarëve klerikë të vendit.
Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re e cila u akuzua nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon. Por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë.
Për të parandaluar çdo përshkallëzim, raportohet për masa të rrepta sigurie në zonat e Teheranit ku filluan demonstratat.
Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se qeveria e tij do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.
Por prokurori i përgjithshëm, Mohammad Movahedi-Azad, ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me atë që ai e quajti një “përgjigje vendimtare”.
Bota
24 të vdekur nga një sulm me dron ukrainas, në Kherson
Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.
Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
