Barcelona nuk ka arritur të nxjerrë më tepër se një barazim 1:1 kundër Deportivo Alavesit sonte në xhiron e tetë të La Ligas.
Alavesi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 31-të me golin e Luis Riojas, ndërsa për Barcelonën barazoi Antoine Griezmann (63’). Alavesi nga minuta e 62-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me kartonin e dytë të verdhë të Jotas.
Barcelona zë vendin e 12-të në renditje me tetë pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, është tetë prapa Real Madridit që kryeson. Reali i ka luajtur shtatë ndeshje.