• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse OKB, UNESCO dhe Banka Botërore kërkojnë që shkollat të mbeten hapur gjatë pandemisë

Pse OKB, UNESCO dhe Banka Botërore kërkojnë që shkollat të mbeten hapur gjatë pandemisë

by albnews
1 November, 2020
in Bota
0
6
VIEWS

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Banka Botërore kanë bërë thirrje që shkollat nëpër botë të qëndrojnë të hapura gjatë pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi.

Në një raport të lëshuar më 28 tetor, të tri këto organizata thanë se në kulmin e “mbylljes” për shkak të pandemisë, më shumë se 1.5 miliard fëmijë u prekën nga mbyllja e shkollave, gjë që sipas tyre, shkaktoi një krizë globale të mësimit të paprecedentë.

Sidoqoftë, edhe para pandemisë mësimi ishte në krizë, kështu që këto tri organizata tërhoqën vërejtjen se gjysma e dhjetëvjeçarëve në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, nuk mund të kuptonin një fjali të thjeshtë të shkruar dhe se më shumë se një e katërta e një miliard fëmijëve nuk shkuan në shkollë. Pandemia e koronavirusit vetëm i ka përkeqësuar këto pabarazi, veçanërisht duke prekur nxënësit e shkollave në vendet e varfra.Qeveritë kombëtare në mbarë botën shpejt zbatuan mësimin në distancë, protokolle të reja shëndetësore dhe plane për rihapje, por përsëri këto politika ndryshuan shumë bazuar në të ardhurat e secilit shtet.

Edhe pushimet e shkurtra në shkollimin e fëmijëve mund të kenë efekte negative afatgjata në mësimnxënien e tyre. Megjithëse përgjigjet e qeverive për sigurimin dhe mundësimin e mësimit në distancë kanë qenë të shpejta, këto organizata paralajmërojnë për rëndësinë e të kuptuarit se kush ka pasur qasje në mësimin në distancë, si janë përdorur këto metoda, dhe shkallën e efektivitetit të tyre.

Në përgjithësi, interneti dhe televizioni ishin metodat më të përdorura të mësimit në distancë, të pasuara nga materiale të shkruara për t’i marrë në shtëpi dhe mësimi përmes radios. Këto organizata gjithashtu vërejnë se përqindja e studentëve që nuk kanë qasje në internet në shtëpi ndryshon nga më pak se 15 për qind në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut deri në 80 për qind në Afrikën Sub-Sahariane.

Që nga shtatori i vitit 2020, shumica e vendeve kanë rihapur plotësisht ose pjesërisht shkollat e tyre. Planet për të rihapur shkollat, megjithatë ndryshojnë. Vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të hapin shkolla krahasuar me vendet me të ardhura më të ulëta, ku ka më shumë të ngjarë që këto shtete të rihapin institucionet parashkollore.

Qasja për t’u kthyer në shkollë ishte gjithashtu e ndryshme, pasi vendet e pasura përdorën më shumë një kombinim të të mësuarit në distancë dhe mësimit individual (hibrid). Më shumë se gjysma e vendeve në botë kombinojnë arsimin në distancë dhe në klasa. Sidoqoftë, kjo qasje përsëri ndryshon shumë në varësi të të ardhurave të shteteve përkatëse.

Në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta, shkollat janë rihapur dhe nxënësit janë rikthyer në bankat shkollore. Ndërkohë, vendet me të ardhura të larta dhe të mesme kanë më shumë gjasa të përdorin skenarë të kombinuar të të mësuarit në distancë dhe mësimit individual.

Mësimi i kombinuar në rajon

Gjatë javës se kaluar, për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online. Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, i ka thënë REL-it se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

Ministri kosovar i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë për mbrojtje nga koronavirusi, pasi siç ka thënë ai, “asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë”.

Ndryshe, Ministria e Arsimit në Kosovë ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Në Maqedoninë e Veriut, mësimi online në arsimin fillor dhe të mesëm po zhvillohet me probleme të shumta në veçanti të natyrës teknike, për shkak të mungesës së rrjetit të internetit në shumë shkolla, sidomos në ato periferike, ndërkohë që në qendrat urbane ka ngarkesë të rrjetit që çon edhe në ndërprerjen e mësimit. Mësimi nga shtëpia ka nisur më 1 tetor ndërsa po zhvillohet përmes një platforma unike të krijuar nga Ministria e Arsimit. Mësimdhënësit janë të obliguar që mësimin ta zhvillojnë me prani fizike në shkolla, ndërsa nxënësit e ndjekin nga shtëpia, përmes pajisjeve të ndryshme të komunikimit elektronik.

Në Serbi, nxënësit e shkollës fillore shkojnë në shkolla, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme shkojnë në shkolla një javë, kurse javën tjetër mësojnë nga distanca. Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit të Krizave, tha për mediat më 30 tetor se çështja e mbylljes së shkollave dhe kopshteve nuk u ngrit dhe se ky është qëndrim që ekziston edhe në Evropë.

Në Kroaci, rreth 1 mijë fëmijë dhe rreth 200 punonjës të shkollave janë infektuar me koronavirus dhe mësimi në më shumë se 80 për qind të rasteve zhvillohen në klasa.

Gjithçka mbyllet përveç shkollave

Kufizimet që së fundmi po vendosin shtetet në Evropë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nuk përfshijnë mbylljen e shkollave.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë Italinë rreth kufizimeve të reja në frenimin e koronavirusit. Sa i përket shkollave, kufizimet e reja, të cilat janë në fuqi deri më 24 nëntor, parashikojnë që 75 për qind e mësimit në shkollat e mesme dhe universitetet italiane të zhvillohen online, në vend se nga objektet shkollore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmoi më 28 tetor se Gjermania do të hyjë në mbyllje të pjesshme nga 2 nëntori për shkak të situatës së vështirë epidemiologjike. Shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura.

Edhe Franca nga 30 tetor është kthyer ne bllokadë në nivelin kombëtar. Ndryshe nga bllokada në mars, shumica e shkollave mbeten të hapura.

Mbretëria e Bashkuar, që do të hyjë në izolim total nga 5 nëntori, nuk do të mbyllë shkollat, njësojë sikurse Austria, që nga 3 nëntori do të shkojë në mbyllje të pjesshme, por do të mbajë të hapura institucionet arsimore. /Nga Predrag Zvijerac, REL

Previous Post

Këngëtaret shqiptare dominojnë me nominime në NRJ Music Awards

Next Post

Shkencëtarët kërkojnë që ushqimeve t’i shtohet vitaminë D për të luftuar Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
Shkencëtarët kërkojnë që ushqimeve t’i shtohet vitaminë D për të luftuar Covid-19

Shkencëtarët kërkojnë që ushqimeve t’i shtohet vitaminë D për të luftuar Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM