Kryemadhi: Rama s’ka shans të jetë i pari as i dyti në zgjedhjet e 25 prillit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së deklaron se në zgjedhjet e 25 prillit, “Rama s’ka shans të jetë i pari as i dyti se janë të zëna, po doli i treti apo i katërti”.

Në një bashkëbisedim me gazetaret Kryemadhi u shpreh “Të jeni te sigurtë që pas 3 4 javesh do thotë nuk dal në zgjedhje vetëm po te ikë Basha e Meta. Nuk ia heqim frikën Ramës nga përballja e votës”.

Kryemadhi dha një përgjigje dhe nëse LSI do bashkëpunojë me Topallin.

“Nuk kam kontaktuar me Topallin,  por nuk më ndalon t’i uroj suksese. Si pjesë e opozitës së bashkuar jam e bindur që çdo parti që është vendosur për të larguar Edi Ramën nuk ka arsye për të mos qenë pjese  e koalicionit opozitar. Shqiptarët e kuptojnë lojën politike apo angazhimin politik të secilit prej nesh”.

Share This Article