1500 infermierë në mbarë botën kanë ndërruar nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 1500 infermierë kanë ndërruar jetë si pasojë e covid-19 në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve, (International Council of Nurses – ICN), duke publikuar të dhënat e fundit shkruan CNN..

Ky numër është rritur qysh nga muaji gusht kur u shënuan 1,097 viktima.

“Ndërkohë, që nga maji i vitit 2020, ne kemi bërë thirrje për mbledhjen e të dhënave rreth punonjësve shëndetësorë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ICN Howard Catton në një konferencë virtuale më 27 tetor.

Analiza e vetme e grupit që posedojnë, tregon se rreth 10% e rasteve me covid-19 në mbarë botën janë punonjësit shëndetësor.

ICN përfaqëson më shumë se 130 Shoqata Kombëtare të Infermierisë me 20 milion anëtarë në gjithë botën.

Share This Article