Teliti i përgjigjet Ramës: Një vit pas tërmetit janë ndërtuar vetëm 48 shtëpi nga 3389

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa kryeministri Edi Rama ka qenë në konferencë për shtyp me gazetarët me minstrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, është shprehur se 1 vit pas tërmetit, vetëm 1.4 % e banesave janë ndërtuar.

“Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH”, thekson Teliti.

Stausi i plotë i Telitit:

“ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”,.

Share This Article