Një britanik kumarxhi raportohet të ketë rrezikuar 5 milion dollarë që Presidenti Trump do të fitoj zgjedhjet e të martës – bast ky që besohet që është më i madhi ndonjëherë në politikë.
Ish bankieri ka shfrytëzuar një bastore private të regjistruar në ishullin Curacao në Karaibe për të vendosur bastin me gjasa prej 37/20 – që do të thotë se do të fitonte 15 milionë në rast se i del basti, shkruan gazeta britanike The Sun.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara e Amerikës është e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar kjo është mjaft e popullarizuar, si dhe në shtete tjera. Zgjedhjet e 2020 duken se po shndërrohen në ngjarjen më të madhe të basteve të të gjitha kohërave.
Në katër orët e fundit, 71 % e parave të vëna në baste në zgjedhjet e 2020 janë vëna për Trump. Kjo është një përsëritje e 2016’s, ku sipas njërës prej kompanisë sa më afër ditës së zgjedhjeve aq më shumë para viheshin për republikanin Trump.