ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 3 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 3 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 3 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 3 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Projekt-buxheti i 2021, Ahmetaj: Rritëm pagat dhe falëm taksat

albnews by albnews
5 November, 2020
in Albania, Technologji
0
Projekt-buxheti i 2021, Ahmetaj: Rritëm pagat dhe falëm taksat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë seancës së sotme parlamentare ka folur për projekt-buxhetin e 2021 duke garantuar se qeveria është e përgatitur për t’iu përgjigjur krizave.

Ahmetaj bëri dy krahasime me vitin 1997 dhe 2013, duke theksuar se 23 vite më parë ekonomia ra me 12% kurse në 2013 papunësia arriti në 18%.

RelatedPosts

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet: Nuk duhej të dërgohej atje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Pjesë e krenarisë së Ahmetaj ishte edhe vendimi i qeverisë për rritjen e pagave dhe falja e taksave 4 muaj para zgjedhjeve. Duke marrë parasysh që borxhi publik po rritet dita ditës, koha do të tregojë sesi do të ndikojë në buxhet rritja e pagave dhe faljae taksave, për 100 mijë biznese.

”Vitit 2020 nuk është një vit i zakonshëm. Shumë kush e krahason me krizat e kaluara që ka pasur shoqëria shqiptare në 25-30 vite. Do e sjell një krahasim në vijim. Buxheti në finale është përgjigjia që një qeveri, mazhorancë apo parlament vendos t’i japë krizave, zhvillimeve të munguara apo të përshpejtuara. Buxheti është aktori që ka në themel përgjigjien e përgjegjshmërisë.


Deputeti para meje bëri pyetjen e duhur, ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Një korsi është të flasësh për makroekonomi, dhe një tjetër e përgjigjieve të duhura. Ky është buxheti i taksave 0. Më 1 janar mbi 100 mijë biznese do paguajnë zero, ky është premtim i mbajtur. Shtyllë e këtij buxheti.


Nuk e kam ministrin e bujqësisë, por shtylla e dytë është mbështetja ndaj bujqësisë. Falenderoj ministrin që ka mbështetur fermerët gjatë pandemisë, dhe këmbënguljen për heqjen e akcizës së naftës. Një mbështetje të ndjerë për fermerët. Ky është buxheti i familjes. Mbi 300 mijë fermerë që mbështeten gradualisht, dhe vetëm në vitin e parë janë 70 mijë.


Ky është buxhet i rimëkëmbjes së ekonomisë familjare. Qeveria është përgatitur për t’u zgjeruar fiskalisht. Në një ditë të vështirë, qeveria është e gatshme, e mundshme, e përgjegjshme për të rritur financimin në ekonomi. Biznesi i vogël, pagat, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, rindërtimi. Jo vetëm një përgjigjie momentale, përgatitje shumëvjeçare për kohë krizash që nuk i kontrollon dot.


Ka rënë ekonomia, kanë humbur vende pune. Krahasoni krizën e 97, skemat piramidale. E dini sa ra ekonomia atëhere? 12%. Po more po, bie ekonomia 6-7%. Në krye të 6 muajve prap po ju bëj një krahasim, krahasojeni në 2013. 18% ishte papunësia, në kulmin e krizës për shkak të qeverisë papunësia nuk shkoi më shumë se 12.2%, dhe janë rikthyer 33 mijë vende pune. Krahasim me një krizë të bërë nga njerëzit, dhe një nga faktorët e jashtëm.


Si reagon qeveria në kohë kriza, ndaj tërmetit dhe pandemisë. Mos e godisni buxhetin në mënyrë klasike. Jo me bolorinë e metaforave. Qeveria ka mundësi t’i përgjigjet krizave. Dy mazhoranca, në ’97 nuk e përballoi, sot rikuperon brenda 1 viti e gjysmë. Rritëm pagat. Menaxhon në mënyrë të shkëlqyer pandeminë. Rritje pagash për mësuesit. Më gjeni një vend të rajonit, ndoshta dhe më tej që ka rritur pagat në kohë pandemie. Kundërciklike, injektim. Dinjitet për mjëket dhe mësuesit”, u shpreh Ahmetaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result