Britania përkujton të rënët e luftës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të pranishëm në përvjetorin në Cenotaf, ku u përkujtuan ushtarakët e vrarë në luftëra dhe konflikte, ishin vetëm zyrtarët për shkak të pandemisë

Shiko ceremonine: https://fb.watch/1DVVgbIXcg/

Me në ceremoni të kufizuar në Londrën qendrore u shënua e Diela Përkujtimore, përvjetori për ushtarakët britanikë që u vranë në luftërat dhe konfliktet botërore.

Dy minuta heshtje u mbajtën në ora 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale përpara ceremonisë përkujtimore në memorialin e luftës Cenotaph në Whitehall.

Përjvjetori gjithashtu shënoi njëqindvjetorin e zbulimit të Cenotafit nga mbreti George V më 11 nëntor 1920.

Ceremonia u ndoq nga një numër i vogël njerëzish këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Asnjë virus nuk do të na ndalojë të nderojmë përkujtimin e ushtarakëve dhe grave që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë tonë”, tha kryeministri Boris Johnson në një mesazh në Twitter.

“Sot, si dhe çdo ditë, ne do t’i kujtojmë ata”, shtoi ai.

Mbretëresha, anëtarët e familjes mbretërore, kryeministri dhe zyrtarët politikë ishin të pranishëm në përjvetorin, pas masave të rrepta të distancimit social dhe mbajtjes së maskave.

Mbretëresha, me maskë fytyre, u pa në publik për herë të parë që nga fillimi i pandemisë ndërsa vizitoi dje varrin e Luftëtarit të Panjohur në Westminster Abbey për të shënuar njëqindvjetorin e varrimit të tij.

Luftëtari i Panjohur përfaqëson të vrarët në Luftën e Parë Botërore të vendit, vendi i rënies i të cilëve nuk dihet ose eshtrat e të cilëve nuk janë identifikuar.

Ceremonia e së “Dielës Përkujtimore” mbahen çdo vit në Britani të dielën më të afërt të 11 Nëntorit, përvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918.

Share This Article