Në seancën që po mbahet për të votuar Komisionin Shtetëror për gjenocidin po marrin pjesë edhe familjarët e të pagjeturve.
Në lozhën ku rrinë mysafirët, seancën po e përcjellin Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe Bajram Çerkini kryetar i Shoqatës për të pagjetur në Mitrovicë. Përveç këtyre ka edhe familjarë tjerë të të pagjeturve të cilët po përcjellin me interesim seancën për gjenocidin.
Tek ta është ofruar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili i ka siguruar se askush nuk do të mund ta ndalë iniciativën për formimin e Tribunalit që do të gjykojë gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.
Edhe familjarët e të pagjeturve kërkuan nga kryetari Veseli që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe.