CNN raporton se Zonja e parë Melania Trump është bashkuar me korin në rritje të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump që e këshillojnë atë se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen. CNN, një televizion i njohur për qëndrimet anti-Trump thotë se këtë lajm e ka konfirmuar nga burime të brendshme në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas të njëjtave burime, megjithëse Melania nuk ka bërë komente publike për zgjedhjet, privatisht e ka dhënë mendimin e saj. “Ajo e ka thënë gjithnjë mendimin e saj, siç bën shpesh,” – tha burimi i CNN që raporton se më herët edhe Jared Kushner i ka kërkuar Presidentit të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë Trump vijon të postojë në Twitter mesazhe kundër Joe Biden.