Dhoma e Lordëve refuzon ligjin antiBE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhoma e Lordëve refuzoi sot me një shumicë të madhe, me 433 vota kundër dhe 165 pro një nga pjesët më të kontestuara të ligjit të diskutueshëm Brexit të paraqitur nga qeveria e Boris Johnson.

Projektligji modifikonte disa aspekte thelbësore të marrëveshjeve të divorcit të nënshkruara me BE në veçanti për çështjen e kufijve midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Refuzimi i Dhomës së Lordëve, që ekzekutivi nuk mund ta kontrollojë, ishte i pritshëm.

Qeveria tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ndryshojë thelbësisht tekstin, që ka irrituar Brukselin dhe ka shqetësuar presidentin e zgjedhur amerikan Joe Biden dhe se ka vendosur që ai të miratohet në kohën e duhur në Dhomën e Komuneve, ku Johnson po mbështet nga një shumicë e blinduar.

Projektligji i Tregut të Brendshëm denoncohet nga kritikët si një njollë mbi reputacionin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe, ndërkohë që mbrohet nga kryeministri dhe ministrat e tij si një formë e vetëmbrojtjes së sovranitetit britanik mbi Irlandën e Veriut.

Share This Article