Hahn i dërgona mesazh opozitës joparlamentare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i dërgon një mesazh opozitës shqiptare duke e krahasuar me atë në Maqedoninë e Veriut, e cila ka qëndruar në parlament dhe është duke u treguar konstruktive, ashtu sikurse pritet nga një demokraci e maturuar, gjatë forumit ekonomik në Vjenë për “Perspektivat e Reja Ekonomike të Maqedonisë së Veriut”.

“Krahasuar me vendet e tjera, situata në Maqedoninë e Veriut është shumë më e mirë. Opozita është opozitë, por konstruktive (…). Opozita është në parlament. Është duke marrë pjesë në jetën politike, ashtu siç presim nga një demokraci e maturuar (…). Ne po punojmë fort për të bindur disa partnerë paksa hezitues për të na dhënë dritën jeshile që të fillojmë përgatitjet për çeljen e negociatave shumë shpejt. Jam i bindur që do të ndodhë përpara verës (…) dhe jam i bindur që në fund të vitit mund të hapim kapitujt e parë…”, theksoi Hahn gjatë këtij forumi./ATSH/

Share This Article