Putin: Marrëveshja për Malësinë e Karabakut do të ndalojë gjakderdhjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shpresoj se hapat e fundit që kemi ndërmarrë do të sigurojnë paqen afatgjate për popullin e Armenisë dhe Azerbajxhanit”, tha Putin

Moskë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, shprehu kënaqësinë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërprerjen e konfliktit në Malësinë e Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin në video konferencën e Organizatës së Shangajit për Bashkëpunim foli për marrëveshjen e nënshkruar mbrëmë për t’i dhënë fund konfliktit në Malësinë e Karabakut.

“Shpresoj se hapat e fundit që kemi ndërmarrë do të sigurojnë paqen afatgjate për popullin e Armenisë dhe Azerbajxhanit”, tha Putin.

Presidenti rus ngjarjen në Karabak e karakterizoi si “tragjedi” dhe theksoi se marrëveshja do të ndalë gjakderdhjen e mëtutjeshme.

Armenia dhe Azerbajxhani arritën marrëveshje për dhënien fund të përleshjes në Malësinë e Karabakut. Marrëveshja është arritur mbrëmë me ndërmjetësim të Rusisë dhe parasheh tërheqjen e forcave armene nga Lachin, Kalbajar dhe Agdam.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në adresimin para kombit tha se marrëveshja është fitore për Azerbajxhanin, ndërsa disfatë e Armenisë.

Në Azerbajxhan qytetarët dolën në rrugë dhe festuan marrëveshjen, ndërsa në Armeni qytetarët dolën në protesta për shkak të dokumentit të nënshkruar.

Share This Article