ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 2 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 2 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 2 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 2 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shahini: Unë dhe Cakaj gabuam që u shkëputëm me Kosovën dhe funksionuam sikur u lindëm në Shqipëri

albnews by albnews
11 November, 2020
in Albania, Kosova
0
Shahini: Unë dhe Cakaj gabuam që u shkëputëm me Kosovën dhe funksionuam sikur u lindëm në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini tha se, ndonëse është larguar nga ky post, projekti i kryeministrit shqiptar Edi Rama për integrimin e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri ka rezultuar i suksesshëm.

Shahini sqaroi arsyet e vendimit për të hequr dorë nga posti i Ministres së Arsimit duke thënë se arsyet personale bënë që ajo të mos ishte edhe për një mandat të dytë në këtë post.

“Në momentin që u bë njoftimi për zgjedhje në vitin 2021 dhe u konkretizua fillimi i gjithë procesit parazgjedhor, unë ngaqë kisha marrë vendim se nuk do të vazhdoj edhe për një mandat tjetër, u desh që të ulem dhe të diskutoj me kryeministrin Edi Rama nëse ia vlen apo nuk ia vlen që të rri në këtë periudhë në Shqipëri dhe të udhëheq me një dikaster që është shumë i rëndësishëm”.

RelatedPosts

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

“Unë kërkova që të lirohem nga detyra në mënyrë që ai [Edi Rama] të ketë mundësi që ta konsolidojë ekipin me të cilin pastaj do t’i fitonte zgjedhjet. Sepse është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip njerëzish të cilët duan gjithsesi që ta fitojnë edhe një mandat tjetër dhe duan të shërbejnë edhe për një mandat tjetër dhe është ndryshe të futesh në zgjedhje me një ekip në të cilin njerëzit janë të vullnetit të mirë për të ndihmuar, por nëse nuk dëshirojnë vetë të shërbejnë edhe për një mandat tjetër besoj që angazhimi do të ishte më i limituar se i pasardhëses sime”.

“Gjatë gjithë këtij viti, sidomos prej se ka filluar pandemia, për mua ishte e qartë që jeta të cilën unë e bëja ishte pak e paqëndrueshme. Kisha një përgjegjësi shumë të madhe në Shqipëri, por e gjithë familja ime jetonte në Kosovë. Për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm që të shërbej, jo vetëm në qeverinë socialiste, por edhe për Republikën e Shqipërisë, sidomos në dikasterin e arsimit të cilin e kam shumë për zemër dhe mendoj që është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar në zhvillimin e kombit”.

Sipas ish-ministres Shahini, përfshirja e saj dhe Gent Cakajt në Qeverinë Rama e ka normalizuar idenë që dikush nga jashtë Shqipërisë mund të shërbejë në qeverisjen në Shqipëri.

Ajo megjithatë shtoi se pas marrjes së posteve ministrore, ajo dhe Cakaj kanë bërë gabim që disi janë shkëputur nga Kosova në vend se ta integrojnë atë në qeverisjen në Shqipëri.

Ky mosintegrim, sipas Shahinit, ka ardhur edhe si rezultat i problemeve më të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe – duke filluar me tërmetin në Shqipëri dhe pastaj me pandeminë.

“Përfshirja jonë në qeverisjen në Shqipëri duhet të na mësojë që të përmirësohemi nëse vazhdon në të ardhmen. E kemi bërë një gabim, nëse mund të themi kështu, sepse nga momenti i përfshirjes tonë në qeverisjen në Shqipëri, fillimisht si zëvendësministra pastaj edhe si ministra, e kam përshtypjen që e kemi bërë një shkëputje me Kosovën. Në vend se ta integrojmë Kosovën në qeverisjen në Shqipëri, ne kemi funksionuar pak si shqiptarë që realisht kanë lindur dhe janë rritur në Shqipëri”.

“Kjo e bën pak të paqëndrueshëm gjithë këtë projekt i cili është në fakt fantastik dhe ambicioz dhe realisht e çon porosinë që Shqipëria e ka seriozisht thellimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe që i ka seriozisht përpjekjet për të zhvilluar kombin në këtë ambient në të cilin jemi, ku ne realisht jemi në konkurrencë pozitive me kombet e tjera për një zhvillim rajonal më të qëndrueshëm”.

Ajo ka thënë se me këtë projekt është çuar porosia se duhet të ndodhë njëjtë edhe në vendet e tjera ku ka shqiptarë.

“Projekti ka qenë ambicioz dhe rezultatet kanë qenë jashtëzakonisht të mira dhe kanë përçuar mesazhin që është plotësisht e domosdoshme që një komb i vogël, si shqiptarët, të bashkëpunojnë dhe të përdorin talentet më të mira për të çuar përpara politikat e rëndësishme”.

“Është e paqëndrueshme që të bëhet ky shkëmbim nëse nuk integrohen më shumë elemente që po i sjellin personat që vijnë në qeverisje, realisht. Nëse do të vinte dikush nga Shqipëria që të shërbejë në Kosovë do duhej të integrohej më shumë pjesa e Shqipërisë në qeverisje këtu, njëjtë sikurse që do duhej ta kishim integruar më shumë pjesën e Kosovës në qeverisjen në Shqipëri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result