I ftuar në News 24, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar akuzat që i janë bërë kohët e fundit nga kryeministri Edi Rama për raportin e Dick Marty, ku u shpreh se shtëpinë e verdhë e përmend vetëm MPJ ruse dhe Edi Rama
“E pavërtetë. Për një arsye të thjeshtë e të drejtpërdrejt. Raporti i Dick Martty u cilësua i falsifikuar në pretendime të rreme falë një hetimi që u ndërmor. PD dhe PS ishin të bashkuara, votuan ligjin për të hedhur këto akuza. Të vijmë tek e vërteta. Miratuam një ligj për të hedhur poshtë akuzat e Dick Marty. Kur ke përballë një makineri shpifje, baltosjeje, të vënë në lëvizje ndaj UÇK, për hesap të Beogradit, ne bashkë me aleatët, vendosëm ti hedhim kundër.
Vendosëm që të miratonim ligjin me PS. Task-forca gjeti se s’ka asnjë fakt dhe as një dëshmi për raportin e DICK Marty. Sot Carla Del Ponte e Dick Martyu s’flasin për shtëpinë e verdhë. Flet ministria e Jashtme ruse dhe kryeministri i Shqipërisë. Si ka ndodhur kjo? Si ka mundësi që një akuzë e hedhur poshtë, kjo akuzës të riciklohet kjo. Në atë orë dramatike, ku po ndodhnin dy gjera në të njëjtën kohë, në Hagë Jakup Krasniqi e Thaci onlinë në Tiranë, Rama firmoste me Vuçic një marrëveshje. Gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga kjo që është tradhti ndaj Kosovës. Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës”, tha ai.
Basha garanton se nuk ka qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK dhe luftëtarëve të saj. Madje ai thekson se detyra si hetues që ka pasur ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët, jo shqiptarët.
”E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë. Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.
Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Wikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë. Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës”, u shpreh Basha.