E ftuar në RTV Ora, kreu i komitetit teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh se e pranon që në rajon kemi bërë më pak testime, por rezultatet i kemi më të mira.
“Testi i shpejtë do të futet me protokollet dhe po bëhen procedurat për tu marrë. Janë shtuar kapacitetet laboratorike në ISHP dhe në QSUT.
Prandaj është rritur ndjeshëm numri i testimeve. E pranojmë se në rajon kemi bërë më pak testime, por rezultatet i kemi më të mira.
Kemi përdorur me shumë efikasitet të fondeve që na janë dhënë. Kemi shpenzuar 4 miliardë lekë për pandeminë. Çdo gjë është blerë ashtu sikurse duhet dhe sipas gjithë rregullave”, tha ajo.