Akar ka njoftuar se bisedimet teknike në Ankara me komitetin 20-anëtarësh do të jenë të parat që do të mbahen pas armëpushimit të ditës së martë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë
Një komitet rus pritet të zhvillojë takime me zyrtarë diplomatikë dhe të mbrojtjes në përpjekje për të zbatuar armëpushimin e fundit në rajonin e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka njoftuar se bisedimet teknike në kryeqytetin Ankara me komitetin 20-anëtarësh do të jenë të parat që do të mbahen pas armëpushimit të ditës së martë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në luftimet e tyre për Malësinë e Karabakut.
Bisedimet midis Turqisë dhe Rusisë duhet të diskutojnë për disa çështje, përfshirë atë se ku do të vendosen palët azerbajxhanase dhe armene në bazë të marrëveshjes si dhe numrin e forcave të tyre dhe veprimet që ata do të kryejnë.
Konflikti dhe marrëveshja e paqes
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut.
Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj forcave civile dhe azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.
Gjatë kësaj kohe, Baku çliroi disa qytete dhe pothuajse 300 vendbanime dhe fshatra të saj nga pushtimi armen.
Para luftës së dytë së Karabakut, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë për gati tre dekada.
Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur fitore për vendin e tij dhe një disfatë të Armenisë. Ai deklaroi se suksesi ushtarak i Bakut i mundësoi vendit të fitojë epërsi të lartë për t’i dhënë fund pushtimit gati tre-dekadash të territorit të Azerbajxhanit.
Ndërkohë, kryeministri armen, Nikol Pashinyan tha se ai kishte nënshkruar një marrëveshje “të padiskutueshme e të dhimbshme” që lejoi Azerbajxhanin të kërkojë kontroll mbi rajonet që mori në luftime.
Udhëheqja turke po ashtu mirëpriti armëpushimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.