Armenët djegin shtëpitë në Nagorno-Karabakh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra armenë etnikë kanë nisur shpërnguljen nga zonat përreth Nagorno-Karabakh.

Gjithçka ka nisur pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, ku rajoni iu kaluar Azerbajxhanit.

Ndërkombëtarisht rajoni është njohur si pjesë territorial e Azerbajxhanit, por është drejtuar që nga viti 1994 nga armenët etnike.

Banorët e kombësisë armene kanë nisur djegien e shtëpive të tyre, si mënyrë që asnjëri prej pronarëve të rinj të mos strehohet në banesat e tyre.

Sipas marrëveshjes, Armenia duhet ta dorëzojë rajonin brenda datës 15 nëntor.

Në muajin shtator u nis një luftë mes dy shteteve për këtë territor që u shënuan mijëra viktima. Falë ndërhyrjes së Rusisë, Armenia pranoi që t’ia kalojë territorin azerëve. Ky vendim u shoqërua me shumë protesta nga ana e popullit armen, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Share This Article