Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të djeshëm të deputetit Kastriot Islami.
Maliqi e ka cilësuar si hakmarrës dhe primitiv kryeministrit Edi Rama, teksa ka shtuar se policia nuk është prova e tij.
Deputeti opozitar ka vijuar më tej duke theksuar se kjo është një hakmarrje e kreut të qeverisë, pasi Islami është një ndër kritikët ndaj regjimit të tij.
“Pse nuk e gjobitën për maskën meqënëse paskan zbatuar ligjin; pse duhej ta shoqëronin në Polici, kur e dinin shumë mirë se kush ishte; për çfarë arsye e izoluan 2 orë në komisariat?!
Diktaturë koreano-veriore… por jo vetëm kaq…; Kjo është një hakmarrje mafioze e Kryerilindasit, për zërin më kritik ndaj regjimit të tij.
Dhe sigurisht kur kritika i vjen nga një prej figurave më të spikatura të PS-së, njeriu i sëmurë psikik që e shndërroi në Rilindje, tërbohet”, shkruan ndër të tjera Maliqi.
Politikani Kastriot Islami u arrestua ditën e djeshme nga policia pasi nuk kishte pranuar të vendoste maskën. Ai u shoqërua dhe u mbajt për rreth dy orë në ambientet e komisariatit nr.2.