Britania premton vaksinën për Krishtlindje, Hancock: “Nëse do jetë efektive do të nisë vaksinimi këtë vit”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, tha në nisje të Javës se vendi mund të nisë ofrimin e vaksinës së Pfizer përpara Krishtlindjeve, nëse deklarohet e siguritë dhe efektive.  Hancock tha se qeveria po bashkëpunon me firmën amerikane të farmaceutikës dhe do të jetë gati të nisë prezantimin e vaksinës nga data 1 Dhjetor, nëse jipet dirta e gjelbër deri më atëherë.

Po bashkëpunojmë me Pifzer dhe do të jemi gati ta prezantojmë vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur.  Mund të jemi gati më 1 Dhjetor, nëse çdo gjë shkon mirë. Por me shumë gjasa do të nisim ta ofrojmë përpara Krishtlindjeve.

Megjithatë, ai paralajmëroi se dita e nxjerrjes në treg mund të jetë më afër Krishtlindjeve dhe pjesa më e madhe e vaksinimit do të ndodhë në nisje të vitit 2021.   Hancock tha se numri i vaksinave që do të kërkohet nga Britania do të varet tek efektiviteti i masave për të parandaluar infeksionin.  Ministri i shëndetësisë theksoi gjithashtu se zyra e kryeministrit në Doëning Street po operon me udhëzimet strikte të koronavirusit, pasi Boris Johnson është vetë-izoluar përsëri, pas takimit me një deputet konservator që është testuar pozitiv.  Johnson u shtrua në spital në Prill prej Covid-19 dhe kaloi 3 netë në kujdes intensiv.

Share This Article