Negociatat, Ministri gjerman: Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth ka deklaruar se Shqipëria ka dy kushte ende për të plotësuar, në mënyrë që t’i çelen negociatat për në BE.

Roth ka folur për një prononcim për gazetaren e Abc Erisa Zykaj.

 “Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor”, ka thënë Roth.

Ndërkohë, siç abc raportoi, ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën sot nuk kanë mundur të zhbllokojnë pengesën lidhur me aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri bullgar i Çështjeve Europiane nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e përfshirjes në kuadrin negociues së Maqedonisë së Veriut të një udhërrëfyes mbi zgjidhjen e çështjeve që lidhen me historinë dhe gjuhën në midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Share This Article