ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Covid-19, Spahia: Të sëmurët nxirren nga spitali për të liruar vendet, vdesin në shtëpi

albnews by albnews
20 November, 2020
in Albania
0
PD: Tamponët vijojnë me racion, Shkodrës ja rritën nga 5 në 6
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I ftuar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha detaje për denoncimin e bërë mbrëmjen e djeshme nga kryedemokrati Lulzim Basha për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid.

Spahia u shpreh se organet kompetente duhet të nisin menjëherë hetimin në mënyrë që të mos tjetërsohen provat.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Është detyra e organeve kompetente që të bëjnë një hetim për denoncimin e kryetarit të PD. Kryetari mbrëmë denoncoi me evidenca të qarta një skandal të jashtëzakonshëm. U denoncua një mashtrim i kryeministrit dhe qeverisë sa i përket shifrave të vdekshmërisë. Është një fakt i rëndë të mashtrohen qytetarë shqiptarë. Është një akt i shëmtuar që meriton vëmendjen e çdo qytetari. Siç bëri thirrje kryetari hetimin e domosdoshëm, të nisë menjëherë pa humbur kohë, në mënyrë që të mos ketë mundësi askush të tjetërsojë provat. Të jeni të bindur se kryetari Basha i vijnë informacione të detajuara nga burime të besueshme. Por i takon organeve kompetente të zbardhin këtë situatë. Nuk ishte një risi, ishte një dokumentin i  një fakti. Çdo qytetar është i njohur me faktin që shumë prej personave që vdesin nga koronavirusi nuk regjistrohen si të tillë”, deklaroi Spahia.

Më tej, ish deputeti sqaroi se në dokumentin e publikuar bëhet fjalë për persona të cilët kanë humbur jetën në dy spitalet Covid dhe janë transferuar në morg, ndërkohë që nuk janë raportuar.

Të gjithë ata persona janë transferuar në morg nga dy spitalet Covid. Janë persona që kanë humbur jetën dhe janë transferuar nga dy spitalet Covid. Sipas demokratit një manipulim i tillë është bërë për të treguar se situata e pandemisë është mirë.

“Qëllimi për të mbajtur një flamur sikur  e kemi mirë situatën e pandemisë. Duhet të jemi të qartë se metoda me tampon është një nga metodat e zbulimit. Është e qartë se ka një politikë të strukturave qeveritare për ta ulur atë numër. Duhet të mbajnë përgjegjësi strukturat, kryeministri, duhet ti japin përgjigje të qartë. U takon organeve hetimore të ndërmarrin hapa urgjentë në mënyrë që të mos tjetërsohen provat. Prokuroria duhej të shkonte në morgun e Tiranës të merrte të gjitha dokumentet e nevojshme.Të gjitha vdekjet që kanë ndodhur në dy spitalet Covid, duhet të kategorizohen vdekje nga Covid. Ne biem dakord që në ato spitale trajtohen persona të sëmurë me Covid. Faktet tani janë aty”, tha Spahia.

Ish deputeti shtoi se ka një numër të jashtëzakonshëm të personave që humbin jetën disa ditë pas kanë dalë nga spitali. Sipas tij kjo është fakt se pacientët nxirren shpejt nga spitali pa u rikuperuar për të liruar shtretërit.

“Ka një numër të jashtëzakonshëm të vdekjeve të tjera që nuk kanë ndodhur në spitale. Janë vdekje nga Covid, që kanë shfaqur shenja. Në disa raste edhe janë faktuar nga tamponi pozitiv. Ka edhe nga ata që kanë dalë nga spitali dhe më pas kanë gjetur vdekjen. Këta duhet të klasifikohen vdekje Covid. Është e lidhur me sëmundjen Covid që ke kaluar. Një djalë i ri nga Gjirokastra vdiq rrugës kur doli nga spitali Covid nga një tromboemboli, nuk kishte sëmundje të tjera. janë një numër i jashtëzakonshëm i personave që kanë gjetur vdekjen pas daljes nga spitali. Ka një arsye pse ndodh. Tendenca për të qarkulluar me shpejtësi për të liruar shtretër. Është fakt tashmë që personat që humbin jetën pak ditë të daljes nga spitali janë fakt për daljen me shpejtësi me qëllim lirimin e shtretërve”, tha Spahia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result