ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 3 hours ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 3 hours ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 3 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 3 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Von Cramon: PLiberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet

albnews by albnews
21 November, 2020
in Kosova
0
Vizita misterioze/ Eurodeputetja tregon pse shkoi në Speciale pas marrjes në pyetje të Thaçit

Dimitris Rallis (Botschafter von Griechenland in der Bundesrepublik Deutschland) Viola von Cramon (MdB, Sprecherin für EU-Außenbeziehungen, Bündnis 90/Die Grünen)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodh këtë vit. Megjithëse pritjet kanë qenë të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrihet një gjë e tillë dhe pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve e takimit që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme në mes të delegacioneve teknike Kosovë-Francë për këtë çështje, “drita e gjelbër” për vizat mund të ndodhë të vijë në fund të vitit 2021.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë për KosovaPress se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

“Ne në Parlamentin Evropian e kemi ngritur këtë çështje në të gjitha rastet e mundshme. Gjithashtu, edhe presidenca gjermane ka bërë presion për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo gjithashtu është diskutuar edhe në nivelet më të larta. Padyshim që ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe diskutime serioze janë zhvilluar në lidhje me atë se çfarë tjetër mund të bëhet në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka më shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, thotë ajo.

Përkundër kësaj, partia në pushtet Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e sheh ende si shans të humbur liberalizimin e vizave gjatë presidencës gjermane.

“Nuk besoj që është shans i humbur, ende të paktën. Nuk do të klasifikoja si të tillë. Unë besoj që Gjermania ka qenë një përkrahëse e pareshtur e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave. Çështja dhe pengesa kyçe e liberalizimit të vizave janë dy shtete të tjera. Është Holanda dhe Franca të cilat kanë shprehur skepticizëm serioz në lidhje me këtë proces”, thotë ai.

E një gjë të tillë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi e ka parë si të pritshme, pasi siç thotë ajo Qeveria Hoti nuk e ka luftuar korrupsionin.

“Shanset për të marrë liberalizimin e vizave do të shtohen vetëm kur një qeveri ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Atë se kjo qeveri nuk e ka vullnetin për të luftuar krimin e korrupsionin e ka thënë edhe raporti i fundit i progresit i BE-së. Nuk ka mënyra si t’i bindim shtetet anëtare pa rezultate konkrete”, u shpreh ajo.

Por, anëtari i komisionit për punë të jashtme nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit për liberalizim të vizave, kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje.

“Nuk mund t’i besojmë në dialogun Kosovë-Serbi që ajo do të bind Rusinë, Serbinë, Spanjën e Sllovakinë, Qipron, Rumaninë për të njohur Kosovën nëse një zotim të saj në raport me Kosovën ku i kemi përmbushur kriteret nuk e përmbush vet”, thotë ai.

Gjermania në muajin korrik ka marrë udhëheqjen e Këshillit të Evropës dhe do të jetë në krye deri në fund të vitit. Ndërsa, edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim. Por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së duhet të konfirmojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result