Rama u përgjigjet gjermanëve: 30 qershori s’është në dorën tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama, pas deklaratës së partnerëve gjermanë CDU-CSU, të cilët u bënë thirrje palëve politike që të dialogojnë pa kushte për zgjidhjen e krizës politike si dhe duke lënë të hapur edhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është dakord me deklarimin e partnerëve gjermanë sa i përket dialogur pa kushte, ndërsa thekson se koha është e pakët sepse 30 qershori nuk është në dorën tonë.

Postimi i Ramës:

U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!

Share This Article