Nuk ka munguar dhe reagimi nga ana e liderit të opozitës Lulzim Basha pas videomesazhit të kryeministrit Rama.
Në një deklaratë live në Facebook, Basha tha Rama duhet t’i japë përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë dhe jo të fshihet pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike
Basha: Shqiptarët prisnin sot përgjigje por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë. Ka gënjyer në lidhje me numrin e viktimave , nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve, që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë. Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.
Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve shqiptarë, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin çdo ditë, spitalet po kolapsohen, biznesi po falimenton, dhe papunësia po rritet. Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.
Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të gjithë informacioneve që jo mjekët por ti ke fshehur në lidhje me viktimat e Covid-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike, jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.