ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 6 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 6 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 11 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 11 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA do të tërhiqet nga traktati për “Qiej të Hapur”

albnews by albnews
22 November, 2020
in Bota
0
Trump: Do ta mundim Covid-19 me një vaksinë këtë vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht pritet të tërhiqen nga traktati për “Qiej të Hapur”, një marrëveshje 18-vjeçare për kontrollin e armëve, për të cilën Uashingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po e shkelë.

Tërheqja nga ky traktat është paraparë të ndodhë më 22 nëntor dhe është një goditje e radhës që i bëhet sistemit ndërkombëtar të kontrollit të armëve, të cilin, presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht e ka përbuzur, duke u ankuar se Uashingtoni padrejtësisht po kufizohej në kapacitetet e tij ushtarake.

RelatedPosts

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 21 maj kishte njoftuar për vendimin e SHBA-së që të tërhiqej nga ky traktat dhe dha njoftim paraprak prej gjashtë muajsh 34 shteteve anëtare të këtij pakti, ashtu siç kërkohet edhe me rregullat e traktatit.

Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për tërheqjen nga ky traktat. Por, Ministria e Jashtme ruse e ka dënuar këtë vendim të SHBA-së.

“Uashingtoni ka bërë lëvizjen e tij. As siguria evropiane, por as siguria e SHBA-së dhe aleatëve të saj, nuk do të përfitojnë nga ky veprim. Tani, shumë vende në Perëndim do të presin se cili do të jetë reagimi i Rusisë. Përgjigja është e thjesht. Ne vazhdimisht e kemi theksuar se për ne të gjitha opsionet janë të hapura”, tha ministria në një deklaratë të lëshuar më 22 nëntor.

I nënshkruar më 1992, por që hyri në fuqi më 2002, traktati lejon 34 shtetet anëtare që të kryejnë fluturime vëzhguese, të paarmatosura në territoret e shteteve anëtare, për të mbledhur të dhëna për forcat ushtarake dhe aktivitetet e tyre. Në bazë të këtij traktati, deri më tani janë kryer mbi 1,500 fluturime vëzhguese.

Këto fluturime vëzhguese, sipas marrëveshjes, ndihmojnë për shembull që shtetet të mësojnë nëse armiqtë e tyre janë duke vendosur trupa apo po përgatiten për sulme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result