Mjekët ushtarakë po përballen përditë me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njësitë Mjekësore Ushtarake në të gjithë territorin po vijojnë të qëndrojnë në krye të detyrës 24 orë në 24, jo vetëm në Spitalin e Traumës, por edhe në çdo repart e strukturë të FA.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri të ditur sot se kohët e vështirë që po jetojmë nuk e kanë ulur vigjilencën dhe përkushtimin e Forcave tona të Armatosura, e veçanërisht të Njësisë Mjekësore Ushtarake.

“Përkundrazi, ata qëndrojnë në krye të detyrës 24 orë në 24, jo vetëm në Spitalin e Traumës, por edhe në çdo repart e strukturë të FA”, deklaroi Xhaçka.

Kolonel dr. Rushan Muhameti, drejtor i Njësisë Mjekësore Ushtarake deklaroi se mjekët ushtrarakë trajtojnë jo vetëm ushtarakët, por edhe pacientë të tjerë që vijnë pranë kësaj njësie.

“Nëse një i sëmurë, është i dyshuar me COVID-19, ne kemi një dhomë ku izolohet dhe aty bëhen të gjitha ekzaminimet. Nëse ai konfirmohet pozitiv, transferohet në spitalet COVID”, tha Muhameti.

Sipas tij, nëse pacientit nuk i lejohet transporti për shkak të traumave, do t’i jepet ndihma pavarësisht risqeve. Personeli ynë, u shpreh ai, ka punuar edhe në disa raste të tilla.

“Në momentin që shikohet se pacienti ka dalë nga gjendja e rrezikut atëherë transportohet në spitalet COVID”, theksoi kolonel Muhameti.

Mjekët ushtarak, vuri në dukje ai, bëjnë diagnostikimin me tamponë për ushtarakët dhe familjet e tyre, si dhe për ushtarakët që shkojnë në mision dhe përgjigjja e tamponit merret shumë shpejt./ATSH/

Share This Article