Salih Mustafës i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë për dy muaj.
Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar të hënën mbrëma.
Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.
Sipas këtij vendimi, Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.
Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.
Më 28 tetor, Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.