Trump: Ndiej keqardhje për largimin e Theresa May

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se ndjen keqardhje për kryeministren britanike, Theresa May, e cila njoftoi sot dorëheqjen.

“Ndjaj keqardhje për Theresa. E vlerësoja shumë”, deklaroi Trump para Shtëpisë së Bardhë, para se të nisej drejt Japonisë.

“Ajo ka punuar fuqishëm, ajo është shumë e fortë”, shtoi ai.

Theresa May njoftoi dorëheqjen nga funksionet e shefit të Partisë Konservatore, për pasojë edhe nga kryeministre, më 7 qershor, duke shprehur një keqardhje të thellë që nuk ishte në gjendje të aplikonte Brexit./ATSH/

Share This Article